E rrëmbeu lumi në Mirditë/ Familja e 10-vjeçarit ende nuk e ka gjetur trupin e fëmijës

Në familjen Laska në Shtrungaj ka pllakosur zia që prej 5 prillit, ku rrjedha e lumit mori Sevastianin e vogël.

Edhe pse ende nuk është gjetur trupi i 10-vjeçarit dyert e mortit janë hapur, familjarët presin ngushëllime për të voglin e tyre.

Kërkimet kanë vijuar që nga dita e parë por ende asnjë gjurmë nuk ka nga gjetja e tij. Vladimir Laska, babai kërkon shtimin e forcave në terren, persona dhe mjete më të specializuara për gjetjen e 10-vjeçarit.

Prej 7 ditësh familjare e banore të fshatit Shtrungaj presin në ankth lajme për gjetjen e Sevastianit 10 vjeçar.