E rëndë në Skrapar, gjendet pa shenja jete nga pronari i bujtinës 49-vjeçari francez, detajet e para

Një 49-vjeçar francez është gjetur pa shenja jete në një bujtinë në Skrapar.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.