Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku katër shtetas rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.
Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.
Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se tre prej ruseve janë kapur nga policia.
Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.