E rëndë/ Ankohej nga dhimbja e dhëmballës, humb jetën 32-vjeçari nga Kolonja, ja çfarë pretendojnë familjarët

Një 32-vjeçar nga Kolonja ka ndërruar ditën e sotme në banesë, ndërsa familjarët pretendojnë se i riu kishte dhimbje dhëmballe dhe kishte pirë disa qetësues, e si pasojë e këtyre ka humbur jetën.

Sakaq policia njofton se pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Kolonjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.