E përplasi makina ndërsa kalonte autostradën, humb jetën 70-vjeçarja në Vlorë, shoferi në polici

Një grua, rreth 70 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes pasi e përplasi një automjet ndërsa kalonte autostradën. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë.

Një automjet me drejtues A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, e përplasi të moshuarën e cila nuk është identifikuar ende. Ajo ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.