E përplasën me makinë dhe e futën në një mjet tjetër, merret peng i riu shqiptar në Francë. Dyshohet se u rrëmbye për…

Një 22-vjeçar shqiptar është rrëmbyer nga disa persona në Francë. Ngjarja rezulton dy ditë më parë në Riom të Francës. Mediat franceze raportojnë se të dyshuar janë akuzuar katër bashkatdhetarët e tij, shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Francë. Thuhet se kanë qenë dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe njëri nga drejtuesit e…

Një 22-vjeçar shqiptar është rrëmbyer nga disa persona në Francë. Ngjarja rezulton dy ditë më parë në Riom të Francës.

Mediat franceze raportojnë se të dyshuar janë akuzuar katër bashkatdhetarët e tij, shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Francë. Thuhet se kanë qenë dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer të riun shqiptar.

Makina e të riut është përplasur qëllimisht për ta tërhequr më pas në automjetin e tyre. Aktualisht janë ndaluar 4 persona, të cilët kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen ne fjalë. Mediat franceze raportojnë se një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikut të drogës, ndërkohë që ende nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e të riut.