E paditi për shpifje, Rama hedh pas të kaluarën, pret Haradinajn në Tiranë, takim i ngrohtë e përqafime!

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, takim i pare pas incidentit me padinë dhe mosmarrëveshjeve te se kaluarës.

Permes një postimi në “Facebook”, Haradinaj shkruan se me Ramën kanë diskutuar edhe për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, si dhe për dhënien e dyshtetësisë mes vendeve.

Haradinaj dhe Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë dhe siguri e politikë të jashtme, njofton Haradinaj.

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama. Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar ai.

Po ashtu lidhur me ketë takim ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili ka postuar disa foto nga takimi me te.