E dinit si lindi Alibaba?

Alibaba, kolosi i shitblerjeve online lindi në kërkim të një birre. Ndërkohë, që emri i themeluesit të tij, Jack Ma, u zgjodh nga një mikeshë nga Tennesi, që në letrat e saj të shkruara me dorë, përtonte të shkruante një emër të pashqiptueshëm (Ma Yun është emri i tij i vërtetë...

Alibaba, kolosi i shitblerjeve online lindi në kërkim të një birre. Ndërkohë, që emri i themeluesit të tij, Jack Ma, u zgjodh nga një mikeshë nga Tennesi, që në letrat e saj të shkruara me dorë, përtonte të shkruante një emër të pashqiptueshëm (Ma Yun është emri i tij i vërtetë – shën. i përkth.).

Në një takim në Davos në 2015-ën, sipërmarrësi kinez, 54 vjeç, i cili njoftoi para pak ditësh se u tërhoq nga ky biznes për t’iu kushtuar filantropisë dhe arsimit, i ka dhënë dikur një intervistë agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, fjalë të cilat sot duken profetike.

Me një veshje ala koreane të errët dhe me kopsa të mëdha të zeza, ai demonstron gjithë pamjen e një orientali që ka arritur gjithçka me forcat e tij dhe që pushtoi botën e ekonomisë.

Tregonte se ishte refuzuar 10 herë nga Harvardi, tregonte se kishte paraqitur një kërkesë për punë së bashku me 24 persona të tjera dhe se në punë ishin pranuar 23, por jo ai. E njëjta gjë kishte ndodhur kur kishte kërkular të hynbte në polici.

”Morën katër veta në punë dhe refuzuan vetëm një. Ai isha unë”, tregon Jack Ma.

Rruga për të mbërritur nga një qytet i vogël i Hangzhusë, ku ka vetëm një shkollë të mesme dhe ku babai ishte pronar i vogël toke, në krijimin e një grupi gjigant dukej e pamundur.

Gjithçka filloi nga një birrë.

”Kontakti im i parë me internetin ishte kur fillova të punoj në një dhomë të vogël dhe më vunë përpara një kompjuteri. Kisha frikë se mos e thyeja. Më thanë se shërbente vetëm për të kërkuar. Kërko një emër. Unë shkruajta ‘birrë’. Pashë se gjendeshin birra gjermane, amerikane dhe japoneze. Asgjë për Kinën. Më pas shkruajta ‘Kinë’. Nuk kishte asnjë të dhënë”, thotë Ma.

”Kështu pra, ideja e parë ishte ajo e hapjes së një llogarie web dhe kur një koleg erdhi duke bërtitur se ‘kanë ardhur pesë e-mail, unë i thashë ‘çfarë është e-mail?”, shton ai.

Më pas, Jack Ma tregon se kur ishte i ri kishte vështirësi për të gjetur në Kinë dikë që të të mësonte anglisht.

Por, edhe për këtë ai e kishte bërë zgjidhjen.

”Herët a vonë do ta mësoj thashë me vete”, thekson Ma.

Një ëndërr që tashmë mund të realizohet./ASTH