Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e të cilit një person ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës në Durrës, ku një person ka tentuar të kalojë rrugën, por është përplasur nga një automjet.
I aksidentuari është nisur me urgjencë drejt spitalit. Dyshohet që shkak është bërë pakujdesia e treguar nga këmbësori.
Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin Tiranë-Vorë.
Sipas informacioneve të para, 3 makina janë përfshirë në këtë aksident.
Njëra prej tyre ka pësuar dëmtime të mëdha. Nuk ka të dhëna për persona të lënduar./TCh