Durrës, i biri i drejton automatikun babait

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka kanosur me armë automatike babain e tij. 

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka kanosur me armë automatike babain e tij.

Në pranga përfundoi Fatbardh Muçka 39 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kanosur më armë zjarri automatik babain e tij,  shtetasin S.Muçka,  71 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit tip automatik,  model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje”dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.