Durrës, 28 vjeçari bën veprimin e papritur, tenton të…

Një qytetar në Durrës ka tentuar që të hidhet nga kati i pestë i një pallati në lagjen numër 1.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur shpëtimi i tij në kohë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i shërbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.