Duro e nis me fitore, Kastrioti i pafuqishëm

Kamza rikthehet tek fitorja, pasi arrin të mundë në shtëpi skuadrën e Kastriotit me rezultatin 2-0. Trajneri Klodian Duro e nis mirë aventurën e tij me Kamzën në Superiore, ndërsa në anën tjetër skuadra e Elvis Plorit regjistron humbjen e tretë radhazi.

Në një stadium të boshatisur, u luajt një ndeshje pa shumë ritëm dhe me rastet që ishin me pikatore. Në fraksionin e parë mund të veçohen vetëm golat dhe asgjë më shumë. Fillimisht ishte Roloviç, i cili nga fare pranë portës nuk e kishte të vështirë që të shënonte pas pasimit të Mehmetit. Kamzlinjtë arritën që të dyfishonin pa u mbyllur pjesa e parë, pasi Fukui gjeti dhe golin e tij të parë këtë sezon dhe të dytin për skuadrën e tij. Pas një pasimi të Plakut, japonezi mundi që të kalonte dhe portierin Kuka e më pas me portën e boshatisur të shënonte dhe golin e dytë, raporton sportekspres.

Në fraksionin e dytë, skuadrat ngacmuan më shumë në portat kundërshtare, por pa mundur që të shënojnë. Kastrioti tentoi që të reagonte në fillimin e pjesës së dytë, por nuk pati forcën për të rihapur ndeshjen. Kamza rikthehet tek fitorja dhe shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa në krahun tjetër krutanët mbeten me 3 pikë.