Duka: Superiorja me rivalitet të fortë, diferencë minimale mes klubeve

Kategoria Superiore po ofron një garë mjaft interesante këtë sezon, teksa pak javë nga fundi, të gjithë verdiktet janë ende të hapura dhe betejat në të gjithë frontet duken të ashpra.

Presidenti Duka shfaqet i kënaqur me rivalitetin e krijuar, megjithatë për SuperSport pranon se kjo sjell edhe kokëçarje, si për organizatorët, ashtu edhe për drejtuesit e klubeve.

“Garat në Superiore janë realisht emocionuese, surprizuese, të forta dhe të bukura, pro sjellin edhe dhimbje koke, kryesisht për organizatorët, pro edhe për pjesëmarrësit. Brenda një jave kalon nga të qenit pretendent për Europë, në rrezik për të rënë nga Kategoria. Diferenca mes klubeve është shumë e vogël dhe deri në vendin e 8 të gjithë mund të shkojnë në Europë, por edhe një prej tyre mund të bjerë. Është një kampionat i paparashikueshëm.