9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë do të organizojë panelin “Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri” në Tiranë

Me panelin që do të mbahet në Tiranë para vizitës së presidentit Erdoğan, synohet ngritja e marrëdhënieve mes dy vendeve në një nivel më të lartë, të cilat kanë marrë vrull kohët e fundit, si dhe të vlerësohen mundësitë e bashkëpunimit

Në organizim të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë nesër në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të mbahet paneli “Paqja, Stabiliteti dhe Zhvillimi në Ballkan: Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Komunikimeve, presidenti Recep Tayyip Erdoğan më 17 janar do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri.

Me panelin që do të mbahet në Tiranë para kësaj vizite, synohet ngritja e marrëdhënieve mes dy vendeve në një nivel më të lartë, të cilat kanë marrë vrull kohët e fundit, si dhe të vlerësohen mundësitë e bashkëpunimit.

Në panelin nën moderimin e gazetares dhe anëtares së bordit drejtues të TRT-së, Meryem Ilayda Atlas Çetin, si folës do të marrin pjesë Prof. Asoc. Dr Lindita Xhanari Latifi, drejtoreshë e Institutit të Studimeve Ballkanike në Universitetin New York në Tiranë, Prof. Dr. Hasan Basri Yalçın, akademik në Universitetin Istanbul Ticaret, Doç. Dr. Aylin Ünver Noi, akademikja në Universitetin Haliç, si dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli.

Në kuadër të panelit do të trajtohen çështjet si fushat potenciale të bashkëpunimit mes dy vendeve, bashkëpunimi Turqi-Shqipëri në luftën kundër terrorit, zhvillimet në Ballkan, politika e Turqisë për Ballkanin, bashkëpunimi ekonomik, si dhe kontributi i të dyja vendeve për stabilitetin në Ballkan.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme