Drejtori i Policisë së Shtetit : Askush nuk do të tolerohet! Kush shkel urdhrat…

Ardi Veliu: Askush nuk do të tolerohet, ndëshkim për këdo që shkel urdhrat

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu me anë të një interviste për Top Channel ka bërë të ditur se askush nuk do të tolerohet për sa u përket urdhrave që janë ndërmarrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Prej një ore ka filluar ndalimi qarkullimi i mjeteve dhe njerëzve. Aktualisht është bllokuar lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve. Komisariatet janë në terren. Lëvizja e këmbësorëve është reduktuar përveç atyre që po kthehen nga puna. Nuk ka pasur shkelje vetëm disa individë që u mbaronte puna në orën dy ose më vonë. Ose shërbime të tjera kritike për vazhdimin e jetës. Do tu bëja thirrje qytetarëve që të respektojnë këtë ndalese pasi nuk do të tolerohet askush. Çdo individi do të ndëshkohen në konfirmon të VKM duke u gjobitur 10 mijë lek edhe duke u shoqëruar mjeti nëse kanë në posedim.” tha Ardi Veliu.

Ndërkohë për sa u përket personave që janë kthyer nga Italia apo vende të tjera të prekura nga koronavirusi, Ardi Veliu është shprehur se ata po kontrollohen vazhdimisht me anë të telefonit.

“Vijon me thirrjet telefonike edhe tek pjesa e kontrollit dhe monitorimit sipas adresave që kemi dhe drejtojmë. Ka edhe individë që bëjnë shkelje.” tha Ardi Veliu.