Drejtoresha e Fondacionit Ndërkombëtar për Demokracinë falënderon Shqipërinë: Shumë afganë s’janë më në rrezik, mirënjohje që ofruat strehë!

Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac, falënderon Shqipërinë për pritjen e shtetasve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi i talebanëve.

Në një mesazh në “Twitter”, Dramac shpreh mirënjohje për ekipin që priti afganët në Aeroportin e Rinasit, në orët e vona të natës, si dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe kryeministrin Edi Rama.

“Jemi mirënjohës ndaj ekipit në terren, i cili vazhdoi të punojë gjatë gjithë mëngjesit, dhe veçanërisht ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe kryeministrit Edi Rama, për pritjen e vëllezërve dhe motrave tona afgane”, shkruan zyrtarja në mesazh.

Ndërkohë, në një mesazh të postuar më herët, pas mbërritjes së dy avionëve në orët e vota të mbrëmjes së kaluar, ajo thekson se “Më në fund e bëmë. Më shumë aktivistë e vartës afganë tani janë të sigurt dhe nuk janë më në rrezik. Krenar dhe mirënjohës që një vend si Shqipëria ka ofruar një strehë sigurt”.