E reja sudaneze që u bë e njohur në të gjithë botën për rastin e saj, i shpëtoi tashmë dënimit me vdekje. Bëhet fjalë për 19-vjeçaren Noura Hussein, që vrau bashkëshortin e saj për shkak se ai e kishte dhunuar në mënyrë të vazhdueshme.
Gjatë ditës së martë, Gjykata e Apelit në Sudan vendosi të rrëzojë dënimin me vdekje, ndërsa do të lërë në burg 19-vjeçaren për vetëm 5 vite, për krimin e kryer, shkruan Top Channel.
Noura Hussein tha se burri i saj kishte marrë disa nga kushërinjtë e tij, të cilët dyshohet se e kishin mbajtur poshtë, kur ai e dhunonte. Kur dyshohet se u përpoq të bënte të njëjtën gjë ditën tjetër, ajo e gjuajti me thikë dhe duke i marrë jetën.