Dorëheqja e Rrahman Rrajës, KQZ plotëson vakancën. Kush e merr mandatin

Pas dorëheqjes së Rrahman Rrahjës si deputet, KQZ ka plotësuar vakancën duke i dhënë mandatin Arkend Ballës. Rraja dorëzoi mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit të hënën, pas bërjes publike të videos ku pjesëtarët e fisit të tij dhunuan dy qytetarë në një lokal, të cilët ishin ankuar në polici në lidhje me dëmet…

Pas dorëheqjes së Rrahman Rrahjës si deputet, KQZ ka plotësuar vakancën duke i dhënë mandatin Arkend Ballës.

Rraja dorëzoi mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit të hënën, pas bërjes publike të videos ku pjesëtarët e fisit të tij dhunuan dy qytetarë në një lokal, të cilët ishin ankuar në polici në lidhje me dëmet që i kishin shkaktuar shpërthimet nga gurorja në pronësi të vëllait të deputetit.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici 8 persona, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e deputetëtit, Xhelal dhe Përparim Rraja, si dhe i biri i tij Rexhep Rraja.

Në deklaratën e tij kur shpalli dorëheqjen nga jeta politike, Rrahman Rraja u shpreh se ndihet i turpëruar nga pamjet e publikuara dhe i bëri thirrje djalit të dorëzohet në polici.