Donald Trump mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë

Maqedonia më 8 shtator do të shënojë 27-vjetorin e mëvetësimit dhe pavarësisë, pas referendumit të zbatuar me sukses që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, në të cilën qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për shtet të pavarur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, i dërgoi një mesazh urimi presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Maqedonia ka shumë arsye këtë vit të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçarë për emrin me Greqinë dhe hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësimin në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do t’i përforcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në mbarë rajonin. SHBA-të janë të gatshëm ta mbështesin Maqedoninë, veçmas në bisedimet e ardhshme për anëtarësimin tuaj në NATO. U dëshiroj gjitha të mirat qytetarëve të Maqedonisë për këtë ditë të posaçme”, shkruan në urimin e tij Trumpi, i cili u bë publik nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.Republika e Maqedonisë më 8 shtator do të shënojë 27-vjetorin e mëvetësimit dhe pavarësisë, pas referendumit të zbatuar me sukses që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, në të cilën qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për shtet të pavarur.