Edhe pse shtrëngoi duart me Kim Jong Un në samitin historik të 12 qershorit në Singapor, dhe vetëm pak ditë pasi pohoi se programi bërthamor i vendit komunist nuk përbën më rrezik, Donald Trump ka dalë me deklaratën se Koreja e Veriut vazhdon të mbetet një kërcënim madhor për Shtetet e Bashkuara.
Posterat e saj të propagandës ku Amerika tregohej si një agresor brutal imperialist janë zëvendësuar me mesazhe për progres ekonomik dhe përafrim ndër-korean.
Ndryshimi i kursit shihet qartë edhe në titujt e gazetave. Emergjenca kombëtare në Amerikë është në fuqi që prej 2008-ës si shenjë e tensioneve të vazhdueshme mes dy vendeve që duhet ende të negociojnë kushtet sipas të cilave shteti komunist duhet të heqë dorë nga arsenali i tij atomik dhe të përfitojë lehtësimin e sanksioneve.