Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se Kina ka pranuar “uljen dhe heqjen” e tarifave të vendosura ndaj automjeteve amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump në një postim nga rrjeti social Twitter shkroi se Qeveria e Pekinit do të ndryshojë zbatimin e taksave ndaj automjeteve me origjinë amerikane.
“Kina ka pranuar uljen dhe heqjen e tarifave ndaj automjeteve që vijnë nga SHBA-të. Aktualisht niveli i tarifave është 40 për qind”, ka thënë Trump.
Me këtë postim të Trumpit vlerësohet se vendimi për “uljen dhe heqjen e tarifave”, që u mor gjatë fundjavës mes dy vendeve ka ofruar mundësinë e avancimit në negociatat të cilat vazhdojnë një kohë të gjatë.
Trump dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, gjatë takimit në Buenos Aires në kuadër të Samitit të Liderëve të G20-tës, u dakorduan për “armëpushim” 90 ditor mbi tarifat, që do të parandalojë rritjen e luftës tregtare e cila po vazhdon një kohë mes këtyre dy shteteve.