Donald Trump: Italia do ishte më mirë jashtë Bashkimit Evropian

Mediat italiane thonë se presidenti amerikan Donald Trump gjatë bisedës me njërin prej liderëve të fushatës së Brexiti-it, Nigel Farage në kuadrin e një programi radiofonik, ka thënë se “edhe Italia do të ishte më mirë jashtë Bashkimit Evropian”.

Duke komentuar shtyrjen e fundit të divorcit të Londrës nga Brukseli, shefi i shtëpisë së bardhë tha se Britania ende po mbahet peng nga BE-ja, raporton Top Channel.

Edhe vende të tjera, ka shtuar ai, do të ishin më mirë pa bllokun evropian. Një ndërhyrje kjo që sipas shtypit Italian, vjen në një moment kur politika italiane është sakaq mjaft e ngarkuar, e që me vështirësi arriti ta fashiste vrullin antievropian përmes qeverisë së re Conte, e cila ndihmoi që Roma të ripozicionohej sërish qartë në kampin e BE-së.

Në Britani ndërkohë, temë ditë janë zgjedhjet e 12 dhjetorit, të thirrura nga kryeministri Boris Johnson me mbështetjen e liderit opozitar Jeremy Corbyn, pas vendimit të Bashkimit Europian për ta shtyrë datën e finalizimit të Brexit-it më 31 janar. Johnson deklaroi se publiku duhet “të zgjedhë” për të ardhmen e Brexit-it.

Vendimi për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku evropian erdhi pasi 52 për qind e votuesve votuan për shkëputje në referendumin e 2016-tës, krahasuar me 48 për qind që e kundërshtuan këtë lëvizje.