Divjakë, e moshuara përdhunohet nga nipi, familjarët rrëfejnë dëshminë e tmerrshme

Motra e të moshuarës, e cila u dhunua mizorisht nga nipi i saj, ka treguar se ai e ka përdhunuar, jo vetëm e ka rrahur dhe e ka lënë të zhveshur.

Familjarët e të moshuarës në Divjakë, e cila ka rrëfyer se është dhunuar e përdhunuar nga nipi i saj kanë treguar fjalët e vetë ‘viktimës’. Djali i i të moshuarës, Ismet Meçani tregon se ka qenë vetë e ëma që i ka treguar se është dhunuar me grushte dhe më pas është përdhunuar nga i riu.

“Ky është djali im me martesën e parë. Nëna po bën serumin tani. Më ka treguar se çfarë ndodhi. Më ka rrahur me grushte, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka përdhunuar tha nëna. Tani çështja është në dorë të shtetit” – tha Meçani.

Motra e të moshuarës, e cila u dhunua mizorisht nga nipi i saj, ka treguar për Report Tv se ai e ka përdhunuar, jo vetëm e ka rrahur dhe e ka lënë të zhveshur.

“Ka ikur në Fier, ky e la plakën dhe iku, një të rrahur atë, plakën, dhe e hodhi nga porta dhe e iku, e kanë gjetur në rrugë a nuk e di ku e kanë gjetur, dhe e morën dhe e çuan. Ishte dobiç, nuk silleshe mire,”- tregon ajo.

Ndërkohë, fqinja e përshkruan të nipin si një djalë me sjellje jo të mirë.

“Ai kishte rrahur, dhe i kishte bërë lloj-lloj, nuk po e them, e ke parasysh vetë. Ajo është 90-vjeçe grua dhe ky djali nuk është sjellë mirë, si do të jetë djali, e ka rritur ajo mo biri i nisën, pse t’ia bëj kështu. E ka përdhunuar, e kishte zhveshur lakuriq fare dhe ka bërë ça ka dashur, e ka bërë në fytyrë sa nuk e shikon dot, është shtruar në spital. Unë e kam motër,”- shton fqinja.

Ngjarja e rëndë u raportua paraditen e sotme. I riu është vënë në pranga tashmë. Sajmir Meçani në gjendje të dehur ka dhunuar e përdhunuar gjyshen e tij. E moshuara ndodhet në spital.