Ditët para dhe gjatë muajit të Ramazanit karakterizohen në Fondacionin ALSAR nga shprehja e papushimtë e solidaritetit human me shtresat më në nevojë të shoqërisë.
Veprimtaritë e përditshme të shpërndarjes së ndihmave ushqimore zhvillohen në bashkëpunim me institucione partnere.
Me një prej tyre, HASENE-në, me qendër në Gjermani, nisi të hënën shpërndarja e ndihmave me pako ushqimore për familje në nevojë.
Shpërndarja në Tiranë u bë në bashkërendim me Bashkinë e kryeqytetit, në 12 njësi administrative.
Për nevojtarët u dhanë 500 pako ushqimore, shpërndarë në praninë e gjashtë përfaqësuesve vullnetarë të HASENE-së.
Organizata e ndihmave me qendër në Gjermani do të shpërndajë në tërësi 1556 pako me ushqime në qytete të ndryshme.
Fondacioni ALSAR dhe HASENE bashkëveprojnë prej kohësh për realizimin e përbashkët të projekteve humanitare në vendin tonë.