Dimitris Avramopoulos: BE duhet të dakordohet për 3 miliardë euro që do t’i jepen Turqisë

Avramopoulos: Marrëveshja për refugjatët e arritur mes Turqisë dhe BE para dy viteve, ka zvogëluar fluksin e refugjatëve në Mesdheun Lindor për 97 për qind

 Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Evropian, Dimitris Avramopoulos, duke theksuar se marrëveshja për refugjatët e arritur mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) ka dhënë rezultate pozitive, tha se BE sa më parë duhet t’i transferojë 3 miliardë eurot e dyta që i ka premtuar Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Avramopoulos organizoi një konferencë për mediat në Komisionin e BE-së. “Marrëveshja për refugjatët e arritur mes Turqisë dhe BE para dy viteve, ka zvogëluar fluksin e refugjatëve në Mesdheun Lindor për 97 për qind. Falë marrëveshjes sonë me Turqinë, ndodhi një rënie serioze në numrin e migrantëve të cilat humbnin jetën gjatë përpjekjes për të kaluar në Evropë”, tha Avramopoulos.

Ai gjithashtu theksoi se palët duhet të bëjnë atë që i takon në lidhje marrëveshjen e refugjatëve mes Turqisë dhe BE-së. “BE, sa më shpejt duhet të dakordohet për 3 miliardë eurot e dyta që do të jepen për mbështetjen e refugjatëve sirianë në Turqi”, u shpreh ai.

Avramopoulos tha se pas marrëveshjeve të arritur me Turqinë dhe Libinë fluksi i refugjatëve në Mesdheun Qendror është zvogëluar 77 për qind.

Ai duke tërhequr vëmendjen se ende 1.300 roje kufitare në mënyrë aktive mbrojnë kufijtë e BE-së kundër migrimit të paligjshëm, tha se “Masat e njëanshme që do të marrin shtetet anëtare të BE-së nuk janë zgjidhje. Këto jo vetëm nuk do të mund të zbatohen, por në të njëjtën kohë do të dëmtojnë gjithçka që Evropa ka ndërtuar gjatë 60 viteve të fundit”.