Gjatë orëve të natës një apartament në zonën e njohur si kryqëzimi i “Ish Degës së Brendshme” në Shkodër është përfshirë nga flakët.
Si pasojë ka mbetur e lënduar një e moshuar. Pas 1 orë luftë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin të moshuarën e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit.
E moshuara ka pësuar djegie të trupit dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.
Zjarri në banesë dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.