Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02ºC në 16ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 24ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 24ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 10ºC në 19ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni motin në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe jo vetëm