Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 13ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 21ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor-Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC.