Dhurata për fëmijët në stadium, tifozët u hedhin lodra

Që një tifozëri të hedhë sende ndaj tifozërisë së skuadrës kundërshtare, në futboll nuk tingëllon aspak mirë, por në Holandë kanë provuar të kundërtën.

Që një tifozëri të hedhë sende ndaj tifozërisë së skuadrës kundërshtare, në futboll nuk tingëllon aspak mirë, por në Holandë kanë provuar të kundërtën.

Tifozët e Den Hag kanë hedhur arusha dhe lodra të ndryshme për tifozët e Feyenoordit, që shumica ishin me fëmijët e tyre në tribunat e stadiumit./raporton Top Channel

Në këtë sektor gjithashtu kanë qenë të pranishëm edhe disa fëmijë nga spitali i fëmijëve Sofia, i Roterdamit, që është edhe spitali i më i vjetër i fëmijëve në Holandë.

Për të respektuar këtë vizitë të tyre në stadium, këta fëmijë kishin shoqëruar më herët edhe lojtarët në daljen e tyre në fushë.