Shoqëria civile do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit të enjten.
Protesta do të zhvillohet në orën 17:00 nën moton “fëmijëria është për t’u gëzuar, jo për t’u dhunuar”.
Protestuesit kërkojnë më shumë siguri dhe drejtësi për fëmijët dhe kërkojnë ndaljen e akteve të dhunës ndaj tyre.
Ky tubim pritet të zhvillohet pas ngjarjes së ndodhur në një kopsht privat, ku një 3-vjeçare u dhunua barbarisht nga edukatorja e saj, e cila i theu këmbën.
Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajt një protestë lidhur me këtë ngjarje edhe përpara ambienteve të kopshtit ku u dhunua e mitura.