Dhunë në protestat në Rumani, 440 të lënduar dhe shumë të arrestuar

Përleshjet mes policisë dhe demnonstruesve në Bukuresht, shpërthyen gjatë protestës së dhjetëra mijëra rumunëve të cilët jetojnë jashtë vendit

Rreth 440 persona, nga të cilët 20 policë, kanë pësuar lëndime në protestat e sotme në Rumani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përleshjet mes policisë dhe demonstruesve në Bukuresht, shpërthyen gjatë protestës së dhjetëra mijëra rumunëve të cilët jetojnë jashtë vendit, përmes së cilës ata shprehën pakënaqësinë e tyre nga punë e qeverisë majtiste.

Shërbimi për Emergjenca në Bukuresht, bën të ditur se 65 persona janë dërguar në spital për trajtim nga lëndimet e marra, nëntë nga të cilët demonstrues. Nuk ka të dhëna nëse ndonjëri është në rrezik për jetë.

Mjekët thonë se lëndimet janë kryesisht në pjesën e kokës, dhe se ka të atillë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore nga shkaku i gazit lotsjellës të cilin e kanë thithur.

Njoftohet për shumë persona të arrestuar.

Një nga akuzat flet për infiltrim të huliganëve nga terrenet e futbollit në mesin e demonstruesve, më qëllim të shkaktimit të dhunës në demonstratat të cilat duhej të ishin paqësore.

Presidenti Klaus Iohannis, një kritik i qeverisë, dënoi “ndërhyrjen e ashpër të policisë”.