Dhunë ndaj gruas, vajzës dhe kalimtarit; në pranga 45-vjeçari

Policia ka arrestuar në flagrancë për dhunë në familje dhe plagosje të lehtë me dashje 45 vjeçarin G.K., me banim në Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë për dhunë në familje dhe plagosje të lehtë me dashje 45 vjeçarin G.K., me banim në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë pasi mbrëmjen e kaluar, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij si dhe ka goditur edhe një shtetas tjetër i cili po kalonte rastësisht dhe ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, raporton Top Channel.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”