Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka gjobitur klubin e Partizanit me njëqind mijë lekë dhe katër ndeshjet e ardhshme do t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve.
Ky vendim i Komsionit, vjen për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve dhe hedhjen e sendeve në stadiumin “Elbasan Arena”, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës gjatë ndeshjes me Tiranën.
Ndërsa, drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama është gjobitur me pesëdhjetë mijë lekë, për përhapjen e deklatarave denigruesve ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Edhe klubi i Tiranës nuk i ka shpëtuar gjobave, megjithëse u shpall kampion. Për shkak të sjelljes së tifozëve, të cilët dëmtuan mjediset dhe pajisjet sportive, skuadra kryeqytetase është gjobitur me dyqind mijë lekë.
Tirana duhet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Të dyja klubet mund të ankimojnë vendimin brenda tre ditëve përpara Komisionit të Apelit.