Deutsche Telekom mund të shkrihet me telekomin Francez Orange

Deutsche Telekom po ekzaminon mundësinë e një shkrirjeje me gjigantin Francez Orange raportoi e përditshmja Gjermane Handelsblatt.

Një përfaqësues i kompanisë Orange mohoi që diskutime të tilla të kenë ndodhur për agjencinë e lajmeve Reuters ndërsa Deutsche Telekom nuk komentoi raportin.

Orange dhe Deutsche Telekom kanë realizuar disa bisedime përgjatë viteve për një shkrirje të mundshme.

Por në tetë vitet e fundit kanë bashkëpunuar në disa raste siç ishte ai i shkrirjes së operatorëve Britanikë Orange dhe T-Mobile në EE.

Qeveritë Gjermane dhe Franceze kanë aksione në kompanitë respektive dhe madhësia e Deutsche Telekom do të thoshte që Gjermanët të merrnin kontrollin e Orange, dhe vështirë të gëlltitet nga Parisi një gjë e tillë.

Deutsche Telekom është kompania më e madhe në Evropë e telekomunikacionit me vlerë tegu prej 72 miliardë euro ndërsa Orange vlerësohet me 40 miliardë euro. /PCWorld Albanian