Deutsche Bank akuzohet për pastrim parash

Prokuroria e Frankfurtit njoftoi se bashkë me zyrtarët e policisë federale po zhvillohen kontrolle në bankën qendrore të Frankfurtit në lidhje me hetimin për pastrimin e parave.

Në kuadër të një hetimi nga Prokuroria e Frankfurtit janë kryer kontrolle për pastrim të parave në qendrën e Deutsche Bank në Frankfurt, e cila është një nga bankat më të mëdha në Gjermani.

Sipas një deklarate të bërë nga Prokuroria e Frankfurtit mësohet se bashkë me zyrtarët e policisë federale po zhvillohen kontrolle në bankën qendrore të Frankfurtit në lidhje me hetimin për pastrimin e parave.

Sipas medias gjermane, një ekip prej 170 personash, përfshirë edhe inspektorët tatimorë që nga ora gjashtë e mëngjesit janë duke kryer kontrolle në qendrën e bankës.

Kontrolli i ushtruar ka tërhequr vëmendjen se është kryer pas pretendimeve se disa banka evropiane kanë ndihmuar në proceset e pastrimit të 150 miliardë dollarëve në bankën daneze Danske Bank.

Pas njoftimit të lajmit aksionet e bankës janë ulur me rreth 4 për qind. (AA)