Detajet nga konflikti në Pukë/Qëlloi furgonin, ia qëllojnë shtëpinë

Përshkallëzohet konflikti i nisur mbrëmjen e djeshme mes dy banorëve të fshatit Poravë.

Pak orë pasi u mësua lajmi se një person i identifikuar si Lekë Ndou ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine, mësohet se ndaj banesës së tij është qëlluar me armë.

Fatmirësisht nuk ka të plagosur dhe dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

Lidhur me ngjarjen e parë policia informoi e Shkodrës: në Sallën Operative  të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë  se në fshatin Poravë, shtetasi L. N. 49 vjeç dyshohet se  ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i  drejtuar nga shtetasi T. P”.

Nga të shtënat nuk ka asnjë  person të lënduar ndërsa nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për  një  konflikt për motive të dobëta.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe arrestimin e autorëve.