Denoncohet Mario Balotelli pasi vendosi bast me mikun e tij

Të shtunën e kaluar, Balotelli vendosi një bast me mikun e tij Catello Buoncore nëse ishte i aftë të hidhej në det në Mergellina, i hipur mbi një motor, në shkëmbim të 2000 eurove.

Aventura e fundit në Napoli i kushtoi një denoncim nga autoritetet lokale sulmuesit Mario Balotelli. Policia Bashkiake e Napolit ka ngritur dy akuza ndaj futbollistit dhe 3 miqve të tij për nxitje në krim dhe baste të jashtëligjshme.

Të shtunën e kaluar, Balotelli vendosi një bast me mikun e tij Catello Buoncore nëse ishte i aftë të hidhej në det në Mergellina, i hipur mbi një motor, në shkëmbim të 2000 eurove.

Hetuesit e Policisë Bashkiake dorëzuan në Prokurorinë e Napolit rezultat e deritanishme të hetimit në ngarkim të Balotellit, Catello Buonocore, pronarit të motorit dhe titullarit të koncensionit për përdorimin e molit të Mergellinës, aty ku dhe miku i sulmuesit italian kreu “heroizmin” e hedhjes me motor në det.

Kjo  ngjarje është denoncuar gjithashtu dhe nga shoqatat që merren me mbrojtjen e ambientit. /A2News