Dënohet me burg për thirrjet për protestë kundër simbolit të flamurit turk

Sipas vendmit zyrtar të gjykatës, Leon Mollaj, është dënuar me dy vite burg, ndërkohë vendimi në fjalë mund të ankiohet në Gjykatën e Apelit Shkoder

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka dënuar një shtetais shqiptar i shpallur fjator për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pas thirrjeve të tij për organizimin e një proteste disa vite më parë kundër vendosjes së simbolit të flamurit turk në digën e një hidrocentrali në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas vendmit zyrtar të gjykatës, Leon Mollaj, është dënuar me dy vite burg, ndërkohë vendimi në fjalë mund të ankiohet në Gjykatën e Apelit Shkodër.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Leon Mollaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 265 i kodit penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me dy vite burgim”, thuhet në dokumentin e gjykatës në lidhje me çështjen në fjalë.

Mollaj është dënuar në mëngesë, pasi raportohet se ai nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Ngjarja për të cilën është dënuar 36-vjeçari shqiptar ka ndodhur 3 vite më parë, ku disa banorë të Bashkisë së Mirditës në Shqipëri kundërshtuan vendosjen e simbolit të flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë Mollës.

Banorët i kërkuan kompanisë koncensionare turke (AYEN AS Energji sh.a.) që të hiqte simbolin në fjalë, ndërkohë autoritetet akuzuan shtetasin Leon Mollaj se kishte bërë thirrje për organizimin e protetës.