Dënimi i genocidit serb, Rama: E kemi bërë! Historia e luftës për liri nuk fillon me Vjosa Osmanin, as Kurtin kryeministër në pritje

Edi Rama u shpreh se parlamenti shqiptar e ka dënuar më shumë se në një rast atë, duke miratuar edhe rreth 15 rezoluta teksa nuk i ka kursyer edhe thumbat për Vjosa Osmanin e Albin Kurtin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar kërkesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila bëri thirrje që parlamenti shqiptar të miratonte rezoluten për të dënuar gjenocidin serb.

Rama u shpreh se parlamenti shqiptar e ka dënuar më shumë se në një rast atë, duke miratuar edhe rreth 15 rezoluta teksa nuk i ka kursyer edhe thumbat për Vjosa Osmanin e Albin Kurtin.

“Sa i përket gjenocidit, PS dhe Kuvendi po PS ka kaluar 15 rezoluta dhe historia e luftës për liri të Kosovës në Kosovë e Shqipëri nuk fillon me Vjosa Osmanin, as Kurtin kryeministër në pritje, as me mua e askënd tjetër. Më rezulton që parlamenti shqiptar më shumë se një rast ka dënuar gjenocidin, pastrimin etnik. I ka kushtuar shumë Kosovës ky mutacion dramatik i politikës së jashtme politikë të brendshme e anasjelltas,”- tha Rama.