Klubi i PSG ka konfirmuar se ka humbur për vijimin e sezonit shërbimet e futbollistit Neymar.
Në një komunikatë zyrtare, klubi parisien bëri të qartë se braziliani nuk do të kthehet më në fushë në këtë edicion.
Ai do të operohet në kaviljen e djathtë, për të shmangur një përkeqësim dëmtimi nëse ndodh një tjetër goditje dhe do të rrezikonte kësisoj vijimësinë e karrierës së tij.
Kjo nënkupton minimalisht 3-4 muaj pushim dhe kthimin në stërvitje vetëm në gusht.