Gjysmëhëna e Kuqe Turke, që prej tërmetit katastrofik të 26 nëntorit që solli humbje të mëdha në njerëz e dëme materiale gjithashtu, ka qenë në ndihmë të banorëve të Thumanës, Prezës, Durrësit etj duke u përmbushur nevojat jetësore
Për të mos u mjaftuar me kaq, sot për herë të parë pas kësaj ngjarjeje tronditëse, duke qenë se xhamia e Thumanës ka pësuar dëmtime dhe është e pamundur për besimtarët të kryejnë ritet islame brenda saj, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka improvizuar një nga çadrat duke u mundësuar sot faljen e namazit të së premtes.
Shteti turk i ka qëndruar pranë shqiptarëve në këto ditë të vështira. Institucione zyrtare si TIKA, AFAD, GJYSMEHENA E KUQE, dhe organizata te ndryshme joqeveritare ku shumë prej tyre janë me origjinë shqiptare prej ditësh vijojnë dërgimin e ndihmave të shumta për të prekurit nga tërmeti.
Shteti turk gjithashtu ka një ekip prej 21 personash në terren te cilët punojnë bashkë me specialistët shqiptarë për evidentimin e dëmeve nga tërmeti.
Turqia ka nisur nga puna për ndërtimin edhe të 500 banesave për të prekurit. Njëkohësisht Turqia ka bërë lobim tek shtetet e tjera për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në këto ditë te vështira.