Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut vizitë në Gjykatën e Lartë të Turqisë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat dhe delegacioni shoqërues, të cilët ndodhen në Turqi si mysafirë të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, vizituan Gjykatën e Lartë të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vizitën në selinë e Gjykatës së Lartë të Turqisë, ishin të pranishëm, kreu i Gjykatës së Lartë të Turqisë, Mehmet Akarca, Kryeprokurori Republikan i Gjykatës së Lartë të Turqisë, Bekir Şahin, kryetari i Bordit të Përgjithshëm Penal të Gjykatës së Lartë, Eyüp Yeşil, kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Gjykatës së Lartë, Adem Albayrak, Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë, Fevzi Yıldırım, anëtari i Gjykatës së Lartë, Bilgin Başaran, zv/sekretari i përgjithshëm i Gjykatës së Lartë, Mustafa Saldırım.

Ndërsa nga pala e Maqedonisë së Veriut, kreu i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, anëtarët e Gjykatës, Elena Gosheva, Jovan Josifovski, Osman Kadriu si dhe Këshilltarja e Gjykatës Kushtetuese, Ljubica Angelova, të shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Murat Şen.

Akarca, gjatë fjalimit në takim, rikujtoi se të dyja vendet kanë bashkëpunim në shumë fusha, veçanërisht në gjyqësor.

Duke shprehur besimin se vizita do të kontribuojë më shumë në bashkëpunim, ai falënderoi Murat-in për shkak të kontributit në bashkëpunim.

Ndërkaq, Murat, nga ana e tij u shpreh se ndihet i lumtur për vizitën në Turqi dhe Gjykatën e Lartë.

Ai tha se dje, në kuadër të qëndrimit të tyre në Turqi, kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese të vendit, duke shtuar se mes dy vendeve ka një marrëdhënie të themeluar mbi miqësi dhe vëllazëri dhe se kanë shkëmbyer përvojat.