Deklaratat e Presidentit/ Gjekmarkaj: Meta po kërkon që elektoratin e Berishës ta tërheqë në karrocën e LSI. Zgjedhjet lokale? PD-së nuk i mungojnë emrat, të gatshëm për të fituar bashkitë

Nënkryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar pozicionin dhe deklaratat e presidentit Ilir Meta. I ftuar në “Frontline”, Gjekmarkaj tha se Meta po kërkon se elektoratin e Berishës ta tërheqë ne karrocën e LSI pas largimit të ish-kryeministrit dhe marrjes së LSI nga ana e tij.

Pyetjes nëse PD në këto momente është e gatshme të shkojë në zgjedhje lokale Gjekmarkaj tha se PD-së nuk i mungojnë emrat, kandidatët për çdo qytet për të fituar bashkitë.

A kemi një lojë shahu mes Metës dhe Bashës?

Tani shoh një aktivizim të Presidentit të Republikës ku ndryshe më parë ku ka bërë disa beteja cilësore, tani e shoh më të përfshirë teksa është në fundin e mandatit.

Ai ka ndërhyrë në punët e brendshme të PD-së dhe nuk përfshihen këto në detyrën e tij . Presidenti Meta nuk ka patur interes për zgjidhjen e bashkive dhe tani PD do të hyjnë me program ku qytetarët do të shohin përtej Metës e Berishës, do shohin interesin tyre. Është e drejta e qytetarëve ta ndjekin Berishën në aventurën e tyre kundër SHBA-ve. Ne kemi pafuqi politike të ndalojmë çdolloj çmendurie. Kjo është çmenduri politike. PD ka rrugën e saj.

A është PD dhe Basha në formën e duhur për elektoratin?

Basha do të jetë të enjten në Kurbin dhe do të shikoni një pjesëmarrje masive pasi demokratët e dinë që e shkuara është e shkuar dhe ne jemi e ardhmja.PD nuk është pronë e Berishës, është investim i qindra mijëra shqiptarëve. PD ka institucionet, ka Këshillin Kombëtar. PD-së nuk i mungojnë emrat, kandidatët për çdo qytet për të fituar bashkitë.

A e shihni mbi palët Presidentin?

Është e drejta e tij t’i dërgojë mesazhe kujt të dojë. Pas 25 prillit ku Meta ftoi çdo mjet për ta ndalur masakrën zgjedhore e kemi parë paqësor. Nuk është më në ligjërimin e tij mbrojtja e Kushtetutës. Shqetësimi i tij tani është bërë Basha dhe PD duke shprehur simpati për grupin e Sali Berishës. Kryetarin e opozitës e vendosin qytetarët dhe Shqipëria e ka kryetarin e saj.

A po ia vendos Meta në pjatë argjendi bashkitë Ramës teksa PD është e përçarë?

Nëse dekreti del mund të lexohet edhe ky premtim. Por ju siguroj që nuk do t’i kenë në pjatë të argjende por do të kenë përballë kandidatë të fortë. Unë e kam konsideruar gabim djegien e mandateve dhe kam kërkuar reflektim për këtë dhe ka pasur reflektim por nuk mund të them se presidenti nuk veproi mirë me shtyrjen e zgjedhjeve. Meta po kërkon se elektoratin e Berishës ta tërheqë ne karrocën e LSI pas largimit të Berishës dhe marrjes së LSI nga ana e tij.