Deklarata përfundimtare e Samitit të Liderëve të BE-së

Në deklaratë, Komisionit të BE-së dhe PE-së u është bërë thirrje që t'i hedhin hapat e nevojshme që marrëveshja të hyjë në fuqi më 30 mars 2019

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE), duke theksuar se ka miratuar largimin e Britanisë së Madhe nga BE(Brexit) dhe dokumentin e deklaratës politike që do të përcaktojë të ardhmen e marrëdhënieve, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian (PE) u bëri thirrje që t’i marrin hapat e nevojshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën përfundimtare të miratuar në kuadër të Samitit të Liderëve të BE, është theksuar se Këshilli i BE-së ka miratuar ndarjen e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Në deklaratë, Komisionit të BE-së dhe PE-së u është bërë thirrje që t’i hedhin hapat e nevojshme që marrëveshja të hyjë në fuqi më 30 mars 2019.

Më tutje në deklaratë duke u theksuar se gjithashtu është miratuar edhe dokumenti i deklaratës politike që do të përcaktojë të ardhmen e marrëdhënieve me Britaninë dhe Irlandën Veriore, është theksuar se BE-ja është e vendosur që të zhvillojë një marrëdhënie “të afërt aq sa është e mundshme” me Britaninë në të ardhmen.

– Marrëveshja e ndarjes

Teksti i marrëveshjes së ndarjes i përgatitur nga negociatorët të BE-së dhe Britanisë së Madhe, pritet të sigurojë qartësi ligjore për të gjitha çështjet që do të dalin si rezultat i Brexitit.

Me marrëveshjen synohet që shtetasit e BE-së dhe të Britanisë së Madhe të vazhdojnë të jetojnë, punojnë, arsimohen dhe të shfrytëzojnë nga të drejtat sociale në vendet ku ata banojnë në mënyrë reciproke.

Gjithashtu në marrëveshje është theksuar se angazhimet financiare të dhëna nga 28 shtete anëtare të BE-së në të kaluarën do të përmbushen plotësisht nga Britania e Madhe, ndërsa ndodhen edhe zgjidhje të përbashkëta në çështjet si Komuniteti Evropian i Energjisë Bërthamore (Euratom), të drejtat e pronësisë intelektuale, shenjat gjeografike, produktet tregtare të regjistruara dhe mbrojtja e të dhënave personale.

Në marrëveshje gjithashtu qëndron zgjidhje ndaj problemit të kufirit mes Irlandës së Veriut të Britanisë së Madhe si dhe Republikës së Irlandës e cila është anëtare e BE-së.

Britania e Madhe në referendumin e mbajtur më 23 qershor 2016 kishte marrë vendim që të largohet nga BE-ja, ndërsa më 29 mars 2019 zyrtarisht do të largohet nga BE-ja.