Defender 21/ Yuri Kim jep DETAJE: Deri të hënën, më shumë se 800 trupa amerikanë vijnë në Shqipëri

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përditësuar zhvillimet lidhur me stërvitjen “Defender 21”.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përditësuar zhvillimet lidhur me stërvitjen “Defender 21”. Me anë të një postimi të bërë në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se deri të hënën në vendin tonë do mbërrijnë në total 800 trupa të tjerë amerikanë.

“Azhurnim për Defender21: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa amerikanë në Shqipëri, duke ndërtuar mijëra të tjerë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor,”-shkruan ambasadorja Kim.

Këtë vit në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja më e madhe shumëkombëshe e quajtur “Defender 21”. Gjashtë mijë ushtarë amerikanë do të mbërrijnë në Shqipëri në periudhën fund Maji-Qershor të këtij viti. Shqipëria do të përfshijë ushtrinë e saj në organizimin e këtij eventi të madh.