Avioni luftarak kombëtar i parë i Turqisë – TF-X, i zhvilluar nga Industria Ajrore Turke (TAI), ka debutuar ditën e Hënë në Shfaqjen e Avionave në Paris. Kjo është cilësuar si ngjarja më e madhe e industrisë së hapësirës ajrore.
Me TF-X, Turqia synon të takojë nevojat operacionale të Forcave të Armatosura Turke.
Tensionet midis SHBA dhe Turqisë kanë nxitur Ankaranë në blerjen e sistemeve të mbrojtjes të raketave S-400.
Washington deklaron se blerja do të vërë në rrezik rolin e Turqisë në programin e avionëve luftarak F-35, dhe ka cënuar sanksionet.
Turqia ka thënë se nuk ka konflikt mes S-400 dhe F-35 dhe ka kërkuar mbledhjen e një grupi pune për të qartësuar situatën.
Fluturimi i parë i avionit luftarak TF-X është planifikuar në 2025-ën. /E Përditshmja