Debati për pronat në Kuvend, Alibeaj: S’ka para për të kompensuar pronarët shqiptarë, por po i falim 730 mln euro investitorit strategjik

Në fjalën e tij në Kuvend Enkelejd Alibeaj ka reaguar me tone të ashpra për investitorët strategjikë.

Ai gjithashtu tha se 730 mln euro po i falen investitorit strategjik

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Ky është një lojë e debatit politik. Se sa herë vijnë pronarët si dhe pala tjetër, thonë të njëjtën gjë. Skema është dëshpëruese. Kjo pasi, prona vidhet, falet investitorëve strategjik, ndërkohë që pronarët dergjen në institucione duke kërkuar pronat e tyre. Çështja e pronave nuk është diskresion politikë. Kushtetuta e shqiptarëve ka paraqitur disa nene të thjeshta për kthimin e pronës. Prona i kthehet pronarit. Kjo ka qenë një nga dispozitat që kurrë nuk është respektuar. Nëse deri në vitin 2015, kur prona që ishte e lirë kthehej e plotë, ndërsa pas 2015, prona nuk kthehet e plotë dhe as nuk kompensohet e plotë. Kthehet vetëm 10% e saj. Këta nuk marrin parasysh një gjë të thjesht, përdorimi i kësaj prone pse nuk njihet. Kjo është padrejtësia më e madhe që po ndodh sot në Shqipërie moderne të perëndimit. Gjithmonë është ngritur si justifikim se nuk ka para për të kompensuar pronarët shqiptarë. Por ne po i falim 730 milion euro investitorit strategjik. Me këto para ne mund të kënaqnim pronarët shqiptarë. Ne nuk mund të bëjmë sikur ky problem të shuhet me kalimin e kohës. Ky problem është shumë i thellë e shumë i gjallë. Çështja e pronave nuk është një çështje e thjesht, çështja e pronave është çështje e vendosjes së drejtësisë sociale.

Manja: Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme të Parlamentit. Me miratimin e ligjit në 2015 gjetëm një zgjedhje të balancuar e të mirëpranuar që gjetëm pronarët e tyre. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji ne bën vlerësimin financiar të 26 mijë vendimeve. Nga këto u vlerësuan mbi 18 mijë vendime, me vlerë plotë 1.1 mld lekë. Por ndërhyrjen bënë që këto vendime të mos ekzekutohen plotësisht. Gjykata kushtetuese në dy vendime të saj po ashtu edhe Gjykata e Strasburgut e quajtën të drejtë shpronsimin. Ne më këtë ligj kemi bërë këtë, ish-pronari shpërblehet me 10% të pronës. Ne kemi thirrur e pyetur ekspertët më të mirë të kësaj fushe. Kemi pyetur e dëgjuar gjykatësit e avokatët për këto prona. Ky proces konsultimi nuk ishte i padobishëm. Një nga çështjet që u konsultua ishte rihapja e pronave.