Nga Gjermani ku ndodhet për një vizitë zyrtare si kryetar i OSBE, kryeministri Rama ka komentuar dhe situatën poltike në vend.
Duke u ndaluar tek debati për listat e hapura apo të mbyllura të kandidatëve, Rama tha çdo propozim është i diskutueshëm ndërsa paralajmëroi opozitën të mos bëhet pengesë e procesit.
“Propozimi nuk është shpikje i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike. Çdo propozim është i diskutueshëm uroj që opozita mos humbasë kohe siç e ka zakon, se koha nuk pret. Zgjedhjet janë më 25 prill në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemin elektronik. Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi.” u shpreh Rama./CNA.al