Danimarka nuk e shfrytëzon mundësinë përballë Australisë për të siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16 të Botërorit. Përfaqësuesja nordike barazoi 1-1 me Australinë në sfidën e dytë në Grupin C të zhvilluar në “Cosmos Arena” të qytetit të Samaras.
Starti ishte i përsosur për europianët: Christian Eriksen kalon të tijtë në avantazh me një gol fantastik që në minutën e 7’. Dukej sikur Danimarka pas nisjes së mirë do ta thellonte më tepër avantazhin dhe të merrte një fitore që do t’i garantonte kalimin në 18-at, por ishte një tjetër penallti e dhënë pas konfirmimit të VAR-it që barazoi rezultatin. Ishte përsëri Jedinak ai që mori përsipër penalltinë duke e shndërruar në gol në mënyrë të ftohtë.
“Socceroos” u erdhi në ndihmë VAR-i në minutën e 38-të, me gjyqtarin spanjoll Lahoz që akordoi një 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë nga Poulsen.
Nga pika e bardhë ekzekutoi saktësisht Jedinak, me skuadrat që iu drejtuan dhomave të zhveshjen në barazim 1-1.
Në pjesën e dytë pritej një lojë edhe më e hapur, por qartësisht dy skuadrat nuk dinin të shënonin. Sulmi danez është i dobët, ai australian edhe më i dobët. Shumë gjuajtje nga distanca, disa rreziqe në të dy portat, por asgjë më shumë, edhe pse ishte ndeshje vërtet zbavitëse.
Ky ishte barazimi i katërt në ndeshjet e deritanishme të Botërorit dhe i treti me shifrat 1-1. Danimarka me këtë barazim është më pranë kualifikimit, por edhe Australia ka shanse, edhe pse minimale, për të vijuar më tej.
Në fund, një pikë për secilën palë, që në fund mund të rezultojë flori për Australinë, sepse përballet me Perunë, ndërsa Danimarka ka ndeshje delikate ndaj Francës dhe do i duhet patjetër një pikë, nëse fiton Australia.
DANIMARKË – AUSTRALI 1-1
Shënues: Eriksen 7′ / Jedinak 38′ pen.
https://twitter.com/WorldCup18Info/status/1009770840559378439
https://twitter.com/TheWorldGame/status/1009778638420525057