Danimarka nuk do ti shesë armë Arabisë Saudite

Këtë vendim Danimarka e mbështet në krizën njerëzore në Jemen dhe vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, dhe synon ti dërgojë një sinjal të qartë Riadit zyrtar.

Danimarka njofton se ka pezulluar shitjen e armëve për Arabinë Saudite.

Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës thuhet se për shkak të krizës njerëzore në Jemen e shkaktuar nga lufta e brendshme dhe vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, është pezulluar shitja e armëve për Arabinë Saudite.

“Arabia Saudite po luan haptazi rol negativ në krizën njerëzore në Jemen dhe në vrasjen e Khashoggit. Ka ardhur koha që këtij shteti t’i dërgohet një sinjal i qartë paralajmërues”, thuhet në deklaratë.

Ministri danez i Punëve të Jashtme, Anders Samuelsen është shprehur se shpreson që edhe shtetet e Bashkimit Evropian (BE) të marrin vendim për pezullimin e shitjes së armëve për Arabinë Saudite ashtu siç ka bërë shteti i tij, duke e treguar këtu si shembull Gjermaninë.

Duke kritikuar qëndrimin e ShBA-ve ndaj Arabisë Saudite, ministri Samuelsen deklaroi se ShBA-ja po vepron në drejtim të kundërt me lipnjën evropiane dhe se po vazhdon ti shesë Arabinë Saudite armatim në vlerë prej miliarda dollarësh./TRT